Një person është plagosur rëndë në një incident në Aerodrom

Maqedonia

Një person është plagosur rëndë në një incident në Aerodrom

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 20:58
Ilustrim

Një person është plagosur rëndë në një incident të armatosur në rrugën “Vlladimir Komarov” në komunën e Aerodromit.

MIA mëson nga dëshmitarët okularë se me katër deri në pesë plumba në pjesën e kokës dhe qafës është goditur personi M.J., futbollist aktiv.

Disa kalimtarë të rastit e kanë futur personin e plagosur në një automjet privat dhe e kanë transportuar në drejtim të panjohur.

Ekipet policore tani më kanë arritur në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është në arrati, ndërsa armën e ka lënë në vendin e ngjarjes.

Emri i sulmuesit është i njohur për MIA-n, presim konfirmim nga MPB-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat