Njerëzit e parë të armatave të vendeve të Kartës së Adriatikut dhe SHBA në takim në Shkup

Maqedonia

Njerëzit e parë të armatave të vendeve të Kartës së Adriatikut dhe SHBA në takim në Shkup

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 12:53
Shefat e shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut dhe SHBA (A-5)

Shefat e shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut dhe SHBA (A-5), paradite e filluan konferencën në të cilën po debatohet për zgjerimin e bashkëpunimit mes shteteve të A-5 për integrim të plotë në NATO dhe kontribut për sigurinë e Aleancës.

Konferencën e hapi shefi i Shtamadhorisë së ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski. “Me partnerët dhe miqtë tanë janë të vendosur dhe të përkushtuar në Nismën amerikane të adriatikut, dhe jemi të gatshëm t’i ndajmë përvojat dhe perspektivat tona, si dhe ta zgjerojmë bashkëpunimin për integrim të plotë në NATO dhe kontribut për siguri të Aleancës”, tha gjenerali Veliçkovski.
Ai iu falënderua shefave të shtatmadhorive të pranishëm në konferencën, të cilat kanë mundësuar që Maqedonia të jetë bashkëkryesuese në 25 vjetorin e formimit të ARM-së.
Tubimi vazhdon me fjalimin e zëvendëskomandantit të komandës së Armatës së SHBA-së për Evropë gjeneral-nënkoloneli Timoti Rej, ndërsa para pjesëmarrësve do të flasë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandant suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov. Në konferencë, krahas NSHM Veliçkovski si nikoqir, do të marrin pjesë edhe shefat e shtamadhorive të forcave të armatosura të Shqipërisë, gjenerali brigadier Bardhyl Kolçaku, i Bosnjë e Hercegovinës gjeneral-nënkoloneli Anto Jeleç, drejtori i SHM së Kroacisë admirali Robert Hranj dhe NSHM të ushtrisë së Malit të Zi, gjenerali brigadier Ilija Dakoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat