Klubi diplomatik: Aeroporti i Shkupit të emërohet në “Kiro Gligorov”

Maqedonia

Klubi diplomatik: Aeroporti i Shkupit të emërohet në “Kiro Gligorov”

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 11:18
Aeroporti i Shkupit

Klubi diplomatik – Shkup ka dhënë mbështetje që aeroporti i Shkupit të mbajë emrin e ish-presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov.

“Theksojmë se nga aeroporti i Shkupit ka filluar dhe kanë mbaruar “ekskursionet” e shumta të presidentit Gligorov. Në mungesë të tij, për herë të parë në praktikë janë zbatuar manifestime protokolare, siç janë ngritja e flamurit shtetëror, intonimi i himnit me të cilat Maqedonia u paraqit si shtet i pavarur”, thuhet në njoftimin e Klubit diplomatik.

Ata shtojnë se emërimi i aeroportit me emrin e Kiro Gligorovit do të materializonte rolin e tij të madh në procesin e krijimit të shtetit.

Bordi Drejtues i Klubit diplomatik gjithashtu mbështet iniciativën e Lidhjes Filatelike, për krijimin e një pulle postare me rastin e 100 vjetorit të lindjes së presidentit Kiro Gligorov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat