Sugareski: Tetova dhe Prilepi rrezikojnë të mbesin pa gazifikim, shkak eksproprijimi i pronave

Maqedonia

Sugareski: Tetova dhe Prilepi rrezikojnë të mbesin pa gazifikim, shkak eksproprijimi i pronave

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 13:18
Goran Sugareski

Një pjesë e konsiderueshme e shumës së planifikuar prej 2,19 miliardë denarësh për procesin e gazifikimit me Propozim buxhetin për vitin 2018 janë dedikuar për eksproprijimet e shumta të tokës, që janë problem kyç për këtë projekt, informoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Konkretisht, theksoi se ka problem serioz në degën për ndërlidhje nga Negotina deri në Manastir, në pjesën para Prilepit, ku janë regjistruar një numër i madh i eksproprijimeve, ndërkaq i njëjtë është rasti edhe drejt Tetovës. Një pjesë e mirë e mjeteve që janë paraparë për gazifikimin kanë të bëjnë me eksproprijimin e tokës e cila duhet të bëhet me qëllim që të dilet më shpejtë nga ajo punë dhe të mund të përfundohet ndërtimi i sistemit gazpërçues", deklaroi Sugareski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë pjesëmarrjes në forumin "Rregullativa nga sfera e planifikimit hapësinor, toka e ndërtimtarisë dhe instalimet për ndërtim".

Ministri potencoi se gazifikimi, për të cilin me investimet e planifikuara kapitale për vitin e ardhshëm janë ndarë 310 milionë denarë më shumë se vitin e kaluar, është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët dhe një pjesë e programit qeveritar. Në buxhetin për vitin e ardhshëm Minsitrisë së Transportit dhe Lidhjeve i janë paraparë shpenzime të rritura kapitale për ndërtim të gaz përçuesit në shumë prej 150 milionë denarësh, 50 milionë denarë për Teleferikun, nga 20 milionë denarë më shumë për ndërtimin e banesave sociale dhe për rregullimin infrastrukturor të zonës në Vizbeg, si dhe 63 milionë denarë shtesë për projektin "Qyteti i diellit". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat