Propozohet ndryshimi i ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve

Maqedonia

Propozohet ndryshimi i ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 09:49
Qeveria e Maqedonise

Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Qëllimi i këtij propozimi ligji të ndryshuar është që të sigurohen kushte për zbatimin e Ligjit për Prokurorinë Publike për ndjekje të veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimit joligjor të komunikimeve, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

Kabineti qeveritar ka sjellë vendim që t’i propozohet Kuvendit miratim edhe i propozim-ligjeve për shfuqizimin e Ligjit për këshill për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmim të përgjegjësisë për gjykatës dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill gjyqësor.

“Qëllimi është shfuqizimi i Ligjit për Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmim të përgjegjësisë për gjykatësin dhe kthimin e kompetencës për mbajtjen e procedurës disiplinore të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, duke mbajtur llogari për vërejtjet e dhëna dhe vërejtjet nga institucionet ndërkombëtare në pjesën e reformave të sistemit gjyqësor”, njoftoi pres-shërbimi qeveritar pas seancës së mbrëmshme të Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat