“Skandali” i Zaevit në Serbi, në vend të fanellës së Maqedonisë, ja çfarë i dhuroi Vuçiqit

Maqedonia

“Skandali” i Zaevit në Serbi, në vend të fanellës së Maqedonisë, ja çfarë i dhuroi Vuçiqit

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 13:03
Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiq

Maqedonia duket se nuk do të gjejë kurrë qetësinë e dëshiruar, deri sa politikanët deri në “mbrëmje” harrojnë premtimet e “mëngjesit”. Nëse nga veprimet në praktikë vlerësojmë rrugën drejt ndryshimeve, atëherë edhe gjatë do të qëndrojmë në vend. Dje Gruevski, sot Zaev! Asgjë ndryshe për shqiptarët dhe popullin që me shumë entuziazëm votuan ngjitjen e Zoran Zaevit në postin e kryeministrit të vendit, si njeriu i ndryshimeve pozitive.

Pa hyrë të prekim problemet e heshtura në raport me disa ngjarje të rëndësishme politike dhe raste të montuara nga të cilët për të mos prishur qetësinë e vendit viktimizohen familje shqiptare, shpresat për të ardhme më të mirë t’i vret në mënyrën më të thjesht edhe një takim rasti dhe një dhuratë simbolike që duhej dhe mundej të rezultonte shumë miqësore.

Por jo, Zoran Zaev në vend të fanellës së përfaqësueses së Maqedonisë, për arsye krejt të pakuptueshme ka vendosur që presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq t’i dorëzojë një fanellë të KF Vardarit! Pa gjetur një arsye logjike dhe të shëndoshë për këtë veprim të kryeministrit Zaev, që anashkalon gjithë klubet tjera sportive në raport me ekipin që sponorizohet nga rusi Sergej Samsonenko, i akuzuar për një sërë parregullsishë dhe skandale koruptive në bashkëpunim me ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski.

Si duket akuzat u përdorën për të ndryshuar qeverinë, ndërsa duke ditur shtrirjen e bizneseve të rusit, mos vallë me këtë gjest Zoran Zaev përgatiti terren për të hyrë në fushën e veprimit të Samsonenkos?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat