Seancë parlamentare për ndryshimin e Ligjit për gjuhën maqedonase

Maqedonia

Seancë parlamentare për ndryshimin e Ligjit për gjuhën maqedonase

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 10:24
Kuvendi

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajë Komisioni për Kulturë në rend dite të së cilit është edhe Propozim – ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase në lexim të dytë.

Siç qëndron në elaborimin e Propozim-ligjit, qëllimi nuk është të përcaktohet përdorimi zyrtar i gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik, pasi që është përcaktuar me nenin 7 paragrafin 1 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, por përdorimi i saj i drejtë në komunikimin zyrtar dhe publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat