Rasti “Monstra” nis prej fillimi

Maqedonia

Rasti “Monstra” nis prej fillimi

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 14:04
Rasti “Monstra”

Grupi i gjykatësve në Gjykatën e Lartë i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “Monstra” pas rrethanave shtesë që dolën nga përgjigjet ka votuar pro rikthimit të rastit në Gjykatën Themelore.

Alsat-M mëson nga burime të sigurta se “pro” këtij vendimi kanë votuar që të pesë anëtarët e grupit të gjykatësve. Që lënda e rastit “Monstra” të rikthehet nga fillimi javë më parë u paralajmërua nga prokurorja Liljana Spasovska, e cila udhëhiqte lëndën.

Duke marrë për bazë ankesat e mbrojtjes dhe njëkohësisht duke kryqëzuar provat me rrethanat, por edhe më dëshmitë e siguruara nga materialet e përgjuara, Spasovska kërkoi javë më parë që një organ më i lartë të vendoste për fatin e kësaj lënde.

Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës në vitin 2012, me burg të përjetshëm u dënuan 6 persona nën akuzën për vepër terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat