“Monstra”, vendimi për ri-gjykim në Apel, nesër pritet të arrijë në Gjykatën Themelore

Maqedonia

“Monstra”, vendimi për ri-gjykim në Apel, nesër pritet të arrijë në Gjykatën Themelore

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 17:09
Arkiv

Vendimi i Këshillit Penal të Gjykatës Supreme për rigjykim të rastit “Monstra”, nesër pritet që të arrijë në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Këtë e konfirmon zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Safet Kadrii, i cili thotë se Supremja e ka dorëzuar vendimin në Gjykatën e Apelit, ndërkaq për shkak të procedurave, i njëjti nesër pritet që të dorëzohet te gjykata e shkallës së parë, shkruan Portalb.mk.

“Sot nuk do të mundet të dorëzohet, pasi që edhe tani mbaron orari i punës, ndërkaq nesër pritet që i njëjti të arrijë te Gjykata Themelore”, tha shkurt Kadri.

lojë në Gjykatën e Apelit. Pasi të arrijë në Gjykatën Themelore, atëherë Këshilli Penal i Gjykatës Themelore do të duhet të vendos për anulimin e paraburgimit për të dënuarit e rastit “Monstra”.

Ndryshe, të premten Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar vendimin për lëndën e rastit “Monstra”, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse janë pranuar, ndërkaq aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytë janë shfuqizuar, dhe lënda është kthyer në rigjykim të shkallës së parë.

Pranimi i kërkesës së Prokurorisë nga Gjykata Supreme, gjegjësisht rikthimin e lëndës “Monstra” që nga fillimi, nënkupton që Prokuroria që nga fillimi duhet të kërkojë masa për rastin në fjalë, ndërkaq njëri nga opsionet është e mundshme që personat e akuzuar të lirohen, pasi që janë shfuqizohuar vendimet e shkallës së parë dhe të dytë, dhe kjo nënkupton që nuk ka akuzë dhe nuk ka për çfarë të jenë në burg, transmeton Portalb.mk.

Në rastin “Monstra” Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat