Mbaroi marrja në pyetje për Çavkov, në pritje të vendimit

Maqedonia

Mbaroi marrja në pyetje për Çavkov, në pritje të vendimit

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 19:41
Mitko Çavkov

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot ka pasur në pyetje ish drejtorin e Drejtorisë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, që nga mëngjesi e deri para pak minutash ai është pyetur në detaje për ngjarjet e 27 prillit ku ai kishte lëshuar me qëllim mundësinë që të jep urdhër që policia të mbrojë deputetët në Kuvendin e Maqedonisë.

Marrja në pyetje ka përfunduar dhe tani Gjykata Themelore Shkupi 1 duhet të jep vendim brenda gjashtë orëve se çka do të ndodh me Çavkov.

Ai ngarkohet me vendimin ”rrezikshmëri terroriste për kushtetuetshmërinë dhe sigurinë e vendit” sipas nenit 313 të Ligjit penal.

Nuk ka informacione për të dyshuarit tjerë a kanë përfunduar seancat e të marrurit në pyetje por edhe për të njejtët duhet të sillet vendim brenda 6 orëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat