Sugareski: Banesë sociale do të ketë vetëm për personat të cilët me të vërtetë kanë nevojë

Maqedonia

Sugareski: Banesë sociale do të ketë vetëm për personat të cilët me të vërtetë kanë nevojë

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 18:40
Banesa sociale

Dinamika e ndërtimit të banesave për kategoritë më të prekura të qytetarëve ishte fokusi i takimit ndërmjet ministrit për transport dhe lidhje, Goran Sugareski dhe drejtorit të Shoqatës aksionare për ndërtim dhe menaxhim të hapësirave banesore dhe afariste me rëndësi në Maqedoni, Hristijan Trajkovski, informojnë nga Ministria për transport dhe lidhje.

Trajkovski e ka informuar ministrin Sugareski se ka filluar ndërtimi i dy ndërtesave, një në Koçan me 43 banesa dhe një në Gostivar me 10 banesa, ndërsa pritet që deri në fund të vitit ose më së voni deri në çerekun e parë të vitit të ardhshëm të shpallet thirrje publike për ndarje të njësive banesore.

“Procesi do të jetë publik dhe transparent dhe banesë do të ketë vetëm për personat të cilët me të vërtetë kanë nevojë për të dhe mbetem në këtë qëndrim deri në fund”, ka thënë Sugareski.

Në takim gjithashtu është biseduar edhe për dinamikën e ndërtimit të objekteve në Gostivar dhe Strumicë, të cilat pritet të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat