Miratohet propozimi për heqjen e imunitetit të deputetëve, VMRO bojkoton seancën

Maqedonia

Miratohet propozimi për heqjen e imunitetit të deputetëve, VMRO bojkoton seancën

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 13:14
Kuvendi

12:25 – Është miratuar propozimi i rendit të ditës për shqyrtim për heqjen e imunitetit të deputetëve, me 5 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur.

VMRO-DPMNE e ka bojkotuar seancën e sotme të Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit.

Pas miratimit të rendit të ditës, nënkryetari i Komisionit, Aleksandar Kiracovski tha se “sot jemi para një vendimi serioz që del nga sulmi i 27 prillit. Sundimi i ligjit është prioriteti i parë që e kemi pasur si kur ishim në opozitë sikurse tash që jemi shumicë parlamentare. Institucionet kanë përgjegjësi të zbardhin dhe zgjidhin rastin e 27 prillin që drejtësia të del në pah”.

Kiracovski përfundoi duke thënë se ligji për të gjithë dhe se mbi ligjim askush nuk është

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat