Nikollovski: E ndjekim gjendjen me reshjet e shiut dhe ndikimin që ka në bujqësi

Maqedonia

Nikollovski: E ndjekim gjendjen me reshjet e shiut dhe ndikimin që ka në bujqësi

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 13:39
Ljupço Nikollovski

Ministria për bujqësi, pylltari dhe ujëra dhe Drejtoria për punë hidro-meteorologjike e ndjekin gjendjen me reshjet e shiut dhe ndikimin e tyre ndaj bujqësisë dhe në rast se pranohet informata përkatëse, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme, deklaroi ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me DPHM-në. Deri më tani nuk kemi pranuar informata zyrtare për dukuri klimatike që janë shkaktarë të dëmeve të caktuara në sektorin e bujqësisë. E ndjekim gjendjen dhe Ministria e bujqësisë dhe DPHM sapo të pranojnë informata të duhura, gjegjësisht vërtetime zyrtare, do të nisin të gjitha procedurat e nevojshme që janë në kompetencat tona”, tha Nikollovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas prezantimit të Propozim-buxhetit të bujqësisë për vitin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat