Shpallet thirrja publike për zgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017

Maqedonia

Shpallet thirrja publike për zgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 13:42
Gjorge Ivanov

Shpallet thirrja publike për zgjedhje të “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017, mirënjohje të cilën e ndan për tetë vite me rradhë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Thirrja publike për zgjedhje të “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017 do të jetë i hapur deri më 31 dhjetor për të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjeçare, të cilët me punën e tyre shkencore kanë arritur rezultate të rëndësishme.

Kusht për konkurrim për personat e interesuar është që të kenë marrë çmim os mirënjohje për punën shkencoro-hulumtuese, rezultatet nga puna shkencoro-hulumtuese të jenë publikuar dhe zbatim të rezultateve nga hulumtimi shkencor për vitin vijues 2017.

Aplikacioni për pjesëmarrje në thirrjen publike duhet të përmbajë biografi, projekte të realizuara në vitin 2017, me të cilat konkurrohet (një në formë të shtypur një në elektronik – CD) dhe dëshmi për shtetësi të Republikës së Maqedonisë.

Dokumentet duhet të dorëzohen në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë më së voni deri më 31 dhjetor të vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat