Punëtorët me ombrella në zyra, gjendja e stacioni policor në Çair

Maqedonia

Punëtorët me ombrella në zyra, gjendja e stacioni policor në Çair

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 19:27
ilustrim

Uji po rrjedh edhe tek barakat e stacionit policor në Çair. Që nga viti 1963 ndërtesat nuk janë prekur e as rindërtuar. Puntorët thonë se barakat janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk mund të funksionojnë. Ata ndihen të rrezikuar. Nga lagështia bien pjesë të murit dhe krijohen vrima të mëdha rreth 30 cm, gjithashtu rrjedh çatia dhe dyshemeja bëhet e rrëshqitme. Dellçev shpreson që Ministria e Punëve të Brendshme do të ndajë nga mjetet buxhetore të vitit 2018 që janë të parapara për objekte infrastrukturore.

“Nuk ekziston vend ku nuk është tavani i shkatërruar. Një pjesë e madhe e qeramikave janë thyer dhe kështu rrjedh tavani. Një pjesë e punëtorëve hapin ombrella edhe në hapësirë të mbuluar kur ka reshje  të shiut që të mos mund të lagen përderisa qëndrojnë në zyra”, tha Dellçev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat