Xhaferi viziton SHBA-të, do të ketë takime dypalëshe në Washington

Maqedonia

Xhaferi viziton SHBA-të, do të ketë takime dypalëshe në Washington

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 10:28
Talat Xhaferi

Kryekuvendari i Maqedonisë, Talat Xhaferi është duke zhvilluar një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ai është ftuar nga kongresnmeni Robert Pittenger dhe do të merr pjesë në Forumin e 10-të të Zbulimit të Sigurisë Parlamentare, që do të mbahet më 7 dhjetor në Washington.

Përveç forumit, janë paraparë edhe takime dypalëshe të kryetarit Xhaferi me përfaqësues të Departamentit të Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat