Katastrofa ujore, Komuna e Çairit ndihmon Shqipërinë

Maqedonia

Katastrofa ujore, Komuna e Çairit ndihmon Shqipërinë

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 19:06
Përmbytje në Shqipëri

Në lidhje me katastrofën natyrore me të cilën Republika e Shqipërisë u përball ditëve të fundit si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut, sot, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka dërguar mjete në shenjë ndihmese ndaj qytetarëve të cilët pësuan nga vërshimet e mëdha.

“Në shenjë solidarizimi me bashkëkombasit tanë nga Shqipëria, sot për rajonet e vërshuara dërguam si ndihmë mjete ushqimore dhe higjienike. Bashkëndjejmë me dhembjen e tyre në këto ditë të vështira duke qenë me ta në çdo hap të kësaj sprove që i ka kapluar. Shkupi i ka ende të freskëta kujtimet e vërshimeve të vitit të kaluar dhe ne të gjithë e dimë çdo të thotë të kesh nevojë për një dorë vëllazërore, për t’u ngritur sërish e të vazhdosh më tutje”, njoftojnë nga Komuna e Çairit.

Përndryshe, ditë më parë Shqipëria u përball me reshje të dendura të shiut të cilat përfshinë disa qytete, si Tiranën, Kukësin, Gjirokastrën dhe Vlorën. Në disa akse rrugore ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve. Forca të shumta shëndetësore dhe policore u vënë në aksion për ndihmë ndaj qytetarëve. Si pasojë e kësaj u pezullua edhe mësimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat