Filloi shqyrtimi i amendamenteve në lidhje me propozim-buxhetin e vitit 2018

Maqedonia

Filloi shqyrtimi i amendamenteve në lidhje me propozim-buxhetin e vitit 2018

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 17:43
Kuvendi i Maqedonisë

Komisioni për buxhet dhe financim e përfundoi diskutimin e përgjithshëm për propozim-buxhetin për vitin 2018 dhe filloi me shqyrtimin e 279 amendamenteve të dorëzuara, pjesa më e madhe prej tyre të dorëzuara nga partia opozitare OBRM-PDUKM. Deputetët e OBRM-PDUKM-së edhe sot nuk ishin të pranishëm në seancën në të cilën shumica kontrolloi dhe pranoi dy amendamente të tyre. Amendamentet e pranuara kanë të bëjnë me subvencionimin furrave për peleta dhe përkrahje të zonës teknologjike-industriale në Kumanovë.

Prej dje me Komisionin për financim dhe buxhet kryeson deputeti Vasko Kovaçevski nga rradhët e LSDM-së, i cili është caktuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për shkak të anulimit të plotë një javor nga kryetarja e komisionit, Liljana Kuzmanovska nga OBRM-PDUKM.

Ai sot tha se për shkak të bojkotit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Komisioni për financim dhe buxhet shqyrtimin e amendamenteve mund ta përfundojë më herët nga dhjetë ditët e parapara për diskutim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat