Zaev-Mogherini: Plani për zgjerim të BE-së duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor

Maqedonia

Zaev-Mogherini: Plani për zgjerim të BE-së duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 19:07
Zoran Zaev dhe Federica Moghereini

Kryeministri Zoran Zaev realizoi takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Moghereini. Në takimin me Mogherini, në të cilën morë pjesë edhe Bujar Osmani, zv.kryeministër për çështje evropiane dhe Nikolla Dimitrov, ministër për punë të jashtme, kryeministri Zaev theksoi se përkushtimi dhe angazhimi personal i përfaqësuesve të lartë të institucioneve të BE-së, si dhe përkrahja institucionale të trupave të BE-së janë me rëndësi kyçe për përkrahje të përpjekjeve aktuale të Qeverisë së Maqedonisë.

Ai shtoi se janë investuar përpjekje të mëdha nga ana e Qeverisë dhe BE-së për ta kthyer Maqedoninë në rrugën e vërtetë dhe të krijohen ngjarje pozitive pas krizës politike në vend.

“Tani është koha t’i shfrytëzojmë gjithë këto përpjekje. Vazhdojmë me përkushtim të fuqishëm dhe vullnet të padiskutueshëm politik, edhe pse në plan të brendshëm kemi rrethana të caktuara politike”, tha Zaev, duke shtuar se shpreson që BE-ja do të shfaq vizion dhe do të sigurojë vendim për fillim të negociatave për anëtarësim gjatë gjysmës së parë të vitit 2018.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini tha se është i dukshëm përparimi që ka realizuar vendi për vetëm një vit dhe se ajo është shenjë e mirë sa i përket progresit në integrimet euro-atlantike, duke shtuar se muajt e parë të vitit 2018 do të jenë me rëndësi kyçe sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat