Zaev pret që Maqedonia të pranojë rekomandim për fillim të negociatave, Juncker pret rezultate nga reformat

Maqedonia

Zaev pret që Maqedonia të pranojë rekomandim për fillim të negociatave, Juncker pret rezultate nga reformat

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 00:51
Zoran Zaev dhe Jean-Claude Juncker

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në Bruksel realizoi takim me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Në takim kryeministri i ka shprehur pritjet që Maqedonia të bëhet pjesë e Strategjisë për Zgjerim të BE-së e paralajmëruar për vitin e ardhshëm.

“Konsiderojmë se kemi mjaftueshëm argumente të mira për këtë pritjen tonë. E njoftuam kryetarin Juncker me ato argumente, si dhe me përpjekjet që i bën Qeveria e re e cila e mori pushtetin pas një krize të thellë politike e cila zgjati me vite”, deklaroi kryeministri Zaev pas takimit me Juncker.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Zaev përkujtoi se Qeveria ka miratuar Plan urgjent reformues 3-6-9 dhe se të gjitha përcaktimet nga plani deri më tani, po përmbushen me sukses dhe në mënyrë intensive tashmë pesë muaj.

“Sfera kyçe në të cilat investojmë më së shumti energji janë ato të cilat ishin përcaktuar si prioritare në Raportin e Grupit të lartë të ekspertëve të Pribesë mbështetur nga Komisioni Evropian: jurisprudenca, reforma në shërbimet zbuluese, reformat në administratën publike dhe përforcimi i trupave të pavarur rregullator dhe mediumet”, theksoi kryeministri dhe shtoi se në të gjitha këto sfera janë bërë hapa të rëndësishëm të të mëdhenj për ndryshime thelbësore.

Sipas tij, motivim kryesor është ndërtimi i besimit të fuqishëm të qytetarëve në institucione. “Ka filluar transformimi thelbësor i gjyqësisë, i administratës publike dhe shërbimet publike. E përshpejtuam zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë”, theksoi kryeministri.

Duke përmendur se intensivisht po punohet në përmirësimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët, ai ka thënë se ka dëshirë dhe gatishmëri me Greqinë në mënyrë të përshpejtuar dhe bashkërisht të punohet në masat për ndërtim të besimit, dhe për zgjidhje të problemit, nën patronatin e Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri deklaroi se nismat dhe aktivitetet vendore reformuese dedikuar për politikë të jashtme asnjëherë nuk kanë qenë më dinamike dhe se do të tregohen rezultate sepse reformat, para së gjithash, janë për të mirën tonë.

Pret njohje të tyre adekuate dhe vlerësim të institucioneve evropiane edhe në këtë kuptim vitin 2018, tha, e shohim si kyç për ardhmërinë e Maqedonisë, por edhe të një pjese të Ballkanit Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat