Grubi- Vajgëll: Brukseli t’i plotësojë pritjet e Maqedonisë për anëtarësim në BE

Maqedonia

Grubi- Vajgëll: Brukseli t’i plotësojë pritjet e Maqedonisë për anëtarësim në BE

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:27
Grubi- Vajgëll

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, e finalizoi vizitën dyditore në Bruksel me takim me deputetin e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll, i cili është raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

Na takimet Grubi theksoi se Maqedonia e vlerësoi mbështetjen e deritanishme të BE-së në planin politik dhe ekonomik, por në frymën e proceseve të reja pozitive të cilat paralajmërojnë prognoza optimiste për integrim të përshpejtuar të vendeve të rajonit, kërkojë që të valorizohen tentimet e Shkupit për realizimin e reformave me heqjen e kushtëzimit dhe marrjen e datës për negociata për anëtarësim në BE.

Shumica Parlamentare, por edhe qytetarët e Maqedonisë, me përkushtim punojnë në plotësimin e pritjeve nga Brukseli, dhe presim se edhe miqtë e Bashkimit Evropian deri vitin e ardhshëm do të na rekomandojnë në bazë të synimeve tona.

Në lidhje me përgatitjen e Rezolutës vjetore për progresin e Maqedonisë, në Komisionin për Politikë të Jashtme – AFET të Parlamentit Evropian, Vajgëll, theksoi se do të jetë afirmuese, por edhe se është e nevojshme, para së gjithash, konsensus politik, qytetar dhe etnik për veprim të përbashkët në zbatimin e reformave të BE-së, me ç’rast si prioritare i theksoi reformat gjyqësore dhe reformat e korpusit të sundimit të së drejtës.

Treshja e deputetëve evropian e pranoi ftesën e Grubit që të marrin pjesë në konferencën rajonale të organizuar nga KÇE në shkurt të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat