Raporti i Komisionit të Ministrisë së Drejtësisë tregon parregullsi të shumta në punën e sistemit AKMIS në Maqedoni

Maqedonia

Raporti i Komisionit të Ministrisë së Drejtësisë tregon parregullsi të shumta në punën e sistemit AKMIS në Maqedoni

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 18:48
Ilustrim

Grupi i punës i Ministrisë së drejtësisë ka konstatuar shumë parregullsi në punën e Gjykatës Penale Shkupi dhe në Gjykatën Supreme në lidhje me shfrytëzimin e sistemit AKMIS – sistemi i automatizuar kompjuterik për menaxhim të ndarjes së lëndëve gjyqësore.

Në Gjykatën themelore Shkupi 1 ekzistojnë 860 lëndë në të cilat nuk ka të caktuar gjykatës që e sjellë në pikëpyetje saktësinë e të dhënave statistikore në raportet mujore dhe vjetore për punën e gjykatës dhe të gjykatësve që janë të kapshme për gjykatat më të larta, Këshilli gjyqësor dhe Minsitrisë së Drejtësisë.

Kjo është konstatuar në raportin e Grupit punues të formuar nga Minsitria e Drejtësisë për kontroll në zbatimin e dispozitave nga Ligji për gjykatat dhe Rregulloren gjyqësore në Gjykatën themelore Shkupi 1, Gjykatën e Apelit Shkup dhe Gjykatën Supreme.

Kontrolli në funksionalitetin e sistemit informatik dhe mbikëqyrje ndaj zbatimit të dispozitave të Rregullores gjyqësore në gjykata, përkatësisht në sistemin AKMIS për vitin 2016 dhe 2017, siç informoi ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji në konferencën e sotme për shtyp, ishte zbatuar më 5 dhe 10 tetor të këtij viti në Gjykatën themelore Shkup 1, më 9 nëntor në Gjykatën e Apelit dhe më 17 nëntor në Gjykatën Supreme.

Lëndë e kontrollit, në të tre gjykatat, theksoi, ishin procedurat për funksionimin e AKMIS, orarin vjetor të gjykatësve, procedurën për përjashtim të gjykatësit nga shpërndarja automatike dhe rishpërndarja e lëndëve, të gjitha vendimet për shpërndarje me dorë të lëndëve.

Më së shumti parregullsi ka pasur në Gjykatën themelore Shkupi 1 ku plani vjetor për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykatë është sjellur vetëm në vitin 2013, nuk është formuar Trup punues për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata, nuk janë sjellur procedura të brendshme për procese të veçanta gjatë menaxhimit me lëvizjen e lëndëve në gjykatë, orari vjetor për punë të gjykatës për vitet 2016 dhe 2017 është ndërruar shpesh, gjegjësisht 10 herë për dy vite.

Më së paku ka në Gjykatën e Apelit Shkup ku është konstatuar se lënda themelore regjistrohet në AKMIS, por të gjitha plotësimet e lëndës nuk regjistrohen por merret numri i lëndës themelore dhe lënda ruhet në regjistër.

Te Gjykata supreme mes vërejtjeve të tjera qëndron edhe se AKMIS-i është zbatuar sipas mënyrës paraprake të punës, gjegjësisht shpërndarje me dorë të lëndëve për çka ekziston vendim me shkrim nga Kryetari i gjykatës por ai nuk është në pajtim me dispozitat e Rregullores gjyqësore. Në këtë mënyrë, në vend të zgjedhjes së rastësishme të gjykatësit krijohet zgjidhje e planifikuar e gjykatësit.

Paralajmëroi se Ministria e Drejtësisë edhe në të ardhmen do të vendosë praktikë të kontrollit të vazhdueshëm në funksionimin e AKMIS-it dhe zbatimi i dispozitave të Rregullores gjyqësore dhe se kontrolli do të vazhdojë edhe në gjykatat e tjera nëpër Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat