Fatime Fetai tregon me sa vite burg do të dënohet Nikolla Gruevski

Maqedonia

Fatime Fetai tregon me sa vite burg do të dënohet Nikolla Gruevski

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:33
Fatime Fetai

Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, pas seancës së sotme gjyqësore për lëndën “Dhuna në Qendër”, tha se Nikolla Gruevski është i akuzuar për vepër penale “dhunë” sipas Kodit penal, për çka është paraparë dënim me burg prej gjashtë muajve deri në pesë vite.

“Veprimet për të cilat ngarkohet ai dhe të akuzuarit e tjerë janë përshkruar hollësisht në propozimin prokurorial rreth të cilit po veprohet”, tha Fetai.

Vlerësoi se është pozitive ajo që sot përfundimisht filloi nxjerrja e dëshmive të propozuara nga ana e Prokurorisë.

“Ishte kryer marrje e drejtpërdrejtë në pyetje e dëshmitarit të parë, Andrej Zhernovski. Radhën tjetër vazhdojmë me marrje në pyetje në mënyrë të kryqëzuar të Zhernovskit nga ana e avokatëve, si dhe me dëshmitarët e tjerë të propozuar nga ana jonë”, theksoi Fetai.

Në pyetjen e gazetarëve se si e vlerëson sjelljen e avokatëve që të akuzuarve në këtë rast, të cilët në pjesën më të madhe të marrjes në pyetje e kanë penguar, Fetai me përgjigje se sjelljen e tyre duhet ta vlerësojë Gjykata dhe ajo është e vetmja e autorizuar të ndërmarrë masa nëse dikush në sallën gjyqësore sillet në mënyrë joadekuate.

Pas përfundimit të seancës, Gruevski deklaroi se sot kaluan edhe një ditë të gjykimit që është pjesë e ndjekjes politike.

Gruevski theksoi se nuk ka pasur kurrfarë shuplakash të porositura për askënd. “Shuplaka as që ka dhënë dikush, as që ka tentuar të godasë”, theksoi ai.

Dëshmitari Andrej Zhernovski ndërkaq pas seancës tha se pret që organizuesit të dënohen.

“Shpresoj se dëshmia ime do të kontribuojë që ata të cilët janë organizues të këtyre ngjarjeve të pakëndshme të përgjigjen, jo vetëm sepse e bënë atë që e bënë, por edhe asnjëherë të mos përsëritet më”, tha Zhernovski.

Ai në seancën e sotme gjyqësore lidhur me aktakuzën e PSP-së për dhunë në Komunën Qendër, tha se ka njohur dy nga dhunuesit të cilët e demoluan barakën e komunës.

Për njërin, tha se është i ulur në sallën e gjykatës, përderisa i dyti nuk ishte i pranishëm sepse për shkak të gjendjes shëndetësore po gjykohet në procedurë të veçantë. Atë, siç tha Zhernovski, e kam parë në të gjitha protestat e VMRO-DPMNE-së dhe ai ishte më i ashpri në sulmet e tij. “Në vend se antikrisht, ai tha se jam antifashist”, shtoi Zhernovski.

Në seancën e ardhshme të caktuar për më 18 dhjetor, Zhernovski do të merret në pyetje në mënyrë të kryqëzuar nga mbrojtja.

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Dhuna në Qendër” në Gjykatën penale u xhirua me kamera.

Në seancat paraprake, siç kumtoi MIA, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013, pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë, Jordan Ristevski.

Në këtë lëndë të akuzuar janë edhe 112 persona. Ata janë të akuzuar nga PSP për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat