MASH paralajmëron rishikim të teksteve shkollore në Maqedoni

Maqedonia

MASH paralajmëron rishikim të teksteve shkollore në Maqedoni

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 20:45
Ilustrim

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska ka deklaruar se do të ketë rishikim të teksteve shkollore dhe se ky proces do të kryhet në mënyrë ligjore.

Ajo ka shtuar se në procesin e revizionit do të përfshihen të gjithë librat në të cilat janë nënvizuar gabime, fakte të pavërteta, përmbajtje diskriminuese, gjuhë e urrejtjes, paragjykime dhe stereotipe. Deskoska po ashtu ka thënë se revizioni nënkupton eliminimin e përmbajtjeve të pavërteta.

“Revizioni nuk do të jetë revizion i fakteve por i fakteve të pavërteta, disa çështje të cilat kanë ndodhur nuk mund t’i fshijë nga historia as unë as askush tjetër , por gjuha e urrejtjes, gjuha e paragjykimeve, stereotipet gjithsesi se do të eliminohen dhe duhet të eliminohen. Nuk duhet t’i mësojmë fëmijët tanë me stereotipet, dhe unë hapat e parë që kam bërë në punën time kanë qenë tërheqja e dy librave të cilat kanë pasur në përmbajtjen e tyre paragjykime”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska.

Duke folur për reformat e paralajmëruara në sistemin arsimor, ministrja Deskoska ndër të tjera tha se nuk mund të thuhet nëse sistemi i Cambridge do të hidhet shfuqizohet që nga klasa e parë.

Grupi punues bëri analiza dhe ajo analizë është gati dhe të hënën së bashku me Zyrën për zhvillimin e arsimit dhe faktorët tjerë të kyçur në këtë proces do të na publikohet propozimi i grupit punues. Në përputhje me atë propozim do të shohim në bazë të planeve mësimore , nëse librat e Kembrixhit përputhen për atë plan mësimor apo jo. Pra, në bazë të asaj se çfarë do të punohet do të nxirret në debat publik, nëse përputhen atëherë edhe ata libra do të mund në mënyrë të barabartë të konkurrojnë me tjerët, por nëse nuk janë atëherë do të bien,  varësisht nga plani mësimor, shtoi Deskoska.

Gabime të ndryshme nëpër tekstet shkollore, si ato drejtshkrimore por edhe shtrembërime të fakteve historike kanë shoqëruar për shumë vite me radhë mësimin e nxënësve shqiptarë.

Në librin e lëndës “Shoqëria” për klasën e pestë fillore flamuri i Kosovës vijon të prezantohet si simbol shtetëror grek, ndërkaq në librin e Gjeografisë në shqip për klasën e pestë gabimet vërehen që në ballinën e librit, ku emri i lëndës ka gabime drejtshkrimore. Pos këtyre lëshimeve, të pranishme vazhdojnë të mbeten edhe shtrembërimet e ngjarjeve të rëndësishme historike për shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat