Maqedoni, peticion për dorëheqje të anëtarëve të KSHZ-së

Maqedonia

Maqedoni, peticion për dorëheqje të anëtarëve të KSHZ-së

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 22:31
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Më shumë se 1.500 persona janë nënshkruar në peticionin online me të cilin kërkohet dorëheqje e anëtarëve të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) pasi që u publikuan informata për bonuset marramendëse që ata kanë pranuar.

“Kërkojmë dorëheqje nga nëntë anëtarët e KSHZ-së për shkak të sjelljes joetike dhe shkeljes së “Parimeve të punës” të publikuara në vetë ueb-faqen e KSHZ-së, që ndër të tjera përfshin: “Vazhdimist kryejmë vetë-vlerësim për shkak se duam që vazhdimisht ta përparojmë punën tonë dhe çdo cikël të ardhshëm zgjedhor të jetë më i mirë nga ai paraprak. Njëkohësisht, e rrisim efiaksitetin, e kryejmë punën me më pak mund, rrisim efektivitetin me çka i zvogëlojmë harxhimet për punën tonë”, thuhet në peticion.

Gjatë këtyre ditëve në publik dolën informata se paga mujore e anëtarëve të KSHZ-së lëviz prej 60.000 deri më 70.000 denarë dhe se gjatë 18 mujave të kaluar, në tre raste, kanë ndarë gjithsej 12 paga shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat