Talat Xhaferi viziton SHBA-të, realizon takime me rëndësi në Washington

Maqedonia

Talat Xhaferi viziton SHBA-të, realizon takime me rëndësi në Washington

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 14:45
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi në kuadër të vizitës në Washington u takua me kongresistët David Price dhe Peter Roscam.

TV21 bën të ditur se nw takime wshtw konstatuar se bashkëpunimi i mëtejshëm në kuadër të programit të Komisionit për partneritet demokratik të Kongresit, ku të dy kongresistët janë kryesues, është i suksesshëm dhe i njëjti do të vazhdojë dhe do të intensifikohet.

Nga Kabineti i kryetari i Kuvendit informuan se në takim theks i veçantë është vendosur në përkrahjen e mëtutjeshme të punës hulumtuese të Institutit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në këtë drejtim do të vazhdojë bashkëpunimi dhe këmbimi në nivel të deputetëve dhe shërbimit parlamentar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat