Nëse u kafshon qeni mund të dëmshpërbleheni nga organet komunale në Maqedoni

Maqedonia

Nëse u kafshon qeni mund të dëmshpërbleheni nga organet komunale në Maqedoni

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit dhe ndërmarrja publike ”Higjiena Komunale” do të paguajn dëmshpërblim për qytetarët të cilët janë kafshuar nga qentë endacak, pasi që të dëmtuarit kanë dorëzuar padi në gjykatë dhe kanë fituar kompenzimin.

Pushteti lokal bën të ditur se në nivel vjetor ka dhjetëra raste të këtilla për shkak të sulmeve të këtilla të qenve. Mesatarisht në Shkup kapen 120 deri 170 qen endacak, ndërkaq një pjesë e tyre kthehen sërish në rrugë.

Qentë për të cilët nuk ka interesim që dikush t’i merr në shptëi, kthehen në të njëjtin vend ku janë kapur, kurse në 2015, 175 qen u morrën nga njerëzit për t’i mbajtur në shtëpi.

Dëmshpërblimi përfitohet për përjetim të frigës, për dhimbje fizike, për shqetësim shpirtëror, si edhe për shenja trupore.

Dëshmpërblimi që qytetarët mund ta marrin arrin deri më 90 mijë denarë, ose mbi 1400 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat