Vendimi për rastin “Monstra”, shqiptarët trajtohen si objekt apo “mall pazari”

Maqedonia

Vendimi për rastin “Monstra”, shqiptarët trajtohen si objekt apo “mall pazari”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 dhjetor 2017 Në ora: 18:47
Gjykimi në rastin “Monstra”

Vendimi i Gjykatës Supreme për rikthimin e lëndës "Monstra, nga fillimi dhe lirimin e të akuzuarve shqiptar, që të mbrohen në liri është pritur me përkrahje të madhe nga opinioni i gjerë në Maqedoni.

Njohësi i çështjeve politike në Maqedoni, njëherësh gazetari Mensur Krasniqi duke folur rreth kësaj çështje ka thënë për “ Bota sot” se pas paraqitjes së ankesës si instrument i fundit juridik nga pala mbrojtëse, ishte Gjykata Supreme e Maqedonisë, e cila vendosi për rigjykim të rastit “Monstra”, ndërsa të akuzuarit i ka lënë që të mbrohen në liri.

“Ndonëse ende nuk kemi vendim të plotfuqishëm gjyqësor me të cilën do të liroheshin plotësisht të dyshuarit, sërish vlerësoj se ky vendim sadopak jep një çikë shpresë se rigjykimi do jetë transparent dhe i drejtë, me ç‘rast do të dëshmohet pafajësia e shqiptarëve në këtë proces gjyqësor. Nëse e analizojmë në mënyrë kronologjike këtë rast, po edhe shumë raste tjera të proceseve të montuara gjyqësore në dëm të shqiptarëve, shihet qartë se organet gjyqësore nuk gëzojnë pavarësinë e tyre, por funksionojnë nën rekomandime të partive politike”, ka thënë gazetari Krasniqi.

Sipas tij, pushteti i kaluar nën qeverisjen e VMRO-së kishte qasje nacionaliste në ideologjinë e tyre partiake, ku dhe burgosi shumë shqiptarë të pafajshëm.

“LSDM gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare, u zotua tek shqiptarët se do zbardh gjitha rastet e montuara dhe fitoi një numër të konsiderueshëm të votave të tyre, e tani pas ardhjes në pushtet si kundër shpërblim po mban premtimin e dhënë. Kështu që fatkeqësisht vijmë në konkluzion se shqiptarët trajtohen si objekt apo “mall pazari” i interesave të partive maqedonase, ku imagjino edhe liria e garantuar me kushtetutë dhe akte ndërkombëtare m ‘varret nga pozicioni ynë karshi tyre: “Shqiptari sa më i dëgjueshëm, aq më i mirë”, ka thënë gazetari Krasniqi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat