Neni për hidrocentralet e vogla hiqet nga ligji

Maqedonia

Neni për hidrocentralet e vogla hiqet nga ligji

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:21
Koço Angjushev

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev konfirmoi se neni që parashihte hidrocentralet e vogla që janë nën koncesion të mund të shndërrohen në prona private, ka qenë pjesë e propozimit të ri në ligjin për energjetikë.

Megjithatë, siç i informojnë gazetarët në konferencën për shtyp të mbajtur në qeveri, neni është larguar. Angjushev sqaroi se heqja e këtij Neni nga Ligji është në dëm të shtetit, pasi siç u shpreh ai, pas skadimit të koncesionit, shteti do duhet të bëjë rimontimin e tyre. Gjysmë ore më pas, në konferencën për shtyp, zëvendëskryeministri nuk deshi të futet në hollësi rreth kësaj çështje, por vetëm e konfirmoi qëndrimin e qeverisë.

"Ligjin e përgatitën më shumë grupe pune dhe në to kishte shumë ide. Përvojë të tillë ka në vendet fqinje, Serbi, Shqipëri etj. Por, në tekstin e ligjit që është propozuar për diskutim, ai Nen nuk ekziston, kështu që flasim për diçka që nuk është lëndë" – deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Mbeti pa përgjigje pyetja, nëse ky Nen paska qenë aq i mirë për shtetin, pse e tërhoqën aq shpejtë?! Ndryshe, propozim ligji parasheh liberalizim të plotë të tregut energjetik. Sipas vlerësimeve, edhe amvisëritë, diku për një vit do munden të blejnë rrymë në tregun energjetik. Kjo do të thotë që çmimin e rrymës që e paguajnë qytetarët nuk do e rregullojë më Komisioni Rregullator i Energjetikës. Kjo nuk do e shtrenjtojë rrymën, ndërsa do i detyrojë edhe kompanitë shtetërore edhe ato private t’i zvogëlojnë shpenzimet, theksoi Angjushev.

"Nëse nuk kanë komoditetin për t’i lajmëruar shpenzimet e tyre në Komisionin Rregullator të Energjetikës, e cila do ua pranojë, ata patjetër do duhet të punojnë në mënyrë më ekonomike dhe t’i ulin shpenzimet e tyre. Do t’ju tregoj vetëm një shembull, ELEM tashmë nuk e ka komoditetin të bëjë qendra skiimi, parqe apo investime tjera joproduktive" – tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Risi do të ketë edhe te gazi natyror. Për shkak të konfliktit të interesave, Makpetrol nuk do mund të bëjë edhe transportimin edhe furnizimin me gaz natyror. Shteti planifikon ta blejë pjesën e gazsjellësit të “Gama” që është në pronësi të Makpetrolit. Angjushev informoi se për këtë tashmë po bisedohet me kompaninë, ndërsa çmimin që do e paguajë shteti, do të caktohet me vlerësimin e ndonjë shtëpie ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat