Shilegov: Zgjidhje sistemore për problemin me qentë endacakë

Maqedonia

Shilegov: Zgjidhje sistemore për problemin me qentë endacakë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:46
Petre Shilegov

Sigurimi i kontrollit të numrit të qenve endacakë përmes rrugës humane dhe stacionit përgjegjës dhe trajtimit të kafshëve është zgjidhja e vetme sistemore për problemin me qentë endacakë me të cilat këto ditë pati disa incidente ku ishin sulmuar më shumë banorë të Shkupit.

Për këtë zgjidhje sot në konferencë për shtyp informoi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, si dhe për rregullimin e përgjegjësisë së pronarëve të kanakarëve për parandalimin e incidenteve në qytet.

“Punojmë në vendosjen e çipave të gjithë qenve në bashkëpunim me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Ky proces i cili merr periudhë të gjatë kohore dhe apeloj për mirëkuptim nga ana e qytetarëve”, tha Shilegov dhe shtoi se bëhet fjalë për problem i cili një kohë të gjatë ishte injoruar nga vetëqeverisja lokale.

Kryetari i Shkupit u bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë të vendosin helm për qentë, të cilët pas incidentit me kafshimin nga një qen endacak, në Aerodrom, Qendër dhe Karposh janë gjetur shumë qen të helmuar. Kjo, tha Shilegov, paraqet vepër penale të lidhur me dhunën mbi kafshët, ndërsa njëherit edhe rrezik mbin jetën e fëmijëve të cilët më shpesh luajnë në parqet ku ka helm të hedhur.

Ai informoi se ka formuar grup punues për ndjekjen e gjendjes në punën e stacionit për trajtim human të qenve endacakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat