"Der Standard" shkruan për ngjarjet e Kumanovës, vitin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe tre emrat e mundshëm të Maqedonisë

Maqedonia

"Der Standard" shkruan për ngjarjet e Kumanovës, vitin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe tre emrat e mundshëm të Maqedonisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 dhjetor 2017 Në ora: 11:41
Shkup

Media e majtë austriake “Der Standard” ka shkruar një artikull rreth ngjarjeve më të rëndësishme që kalon Maqedonia. Në fillim ajo shkruan se qeveria e re ka dhënë sinjale gatishmërie për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, ndërsa përmend edhe emrat e ri të mundshëm si: “Republika e Ballkanit Qendror të Maqedonisë, Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme. Këto janë sugjerimet për emrin e ardhshëm të shtetit mes Greqisë dhe Serbisë.”

Prej 2005 rruga euro-atlantike e Maqedonisë është bllokuar nga Greqia, për shkak të kontestit të emrit. Për zgjidhje të konfliktit është paraparë edhe “largimi i statujës kiç të Aleksandrit të Madh, që ndodhet në qendër të Shkupi prej 2011, pasi kjo zemëron grekët, të cilët e pretendojnë për vete.” Për zgjidhjen janë të interesuara edhe Uashingtoni dhe Brukseli, që të mos lejojnë shtimin e ndikimit rus mbi Ballkanin.

Maqedonia gati deri 2023

Më tej media austriake shton se pa veton greke, Maqedonia do ishte prej kohësh pjesë e familjes europiane dhe NATO. “Sipas analizës të Tina Freyburg  nga Universiteti i St. Gallen, vetëm Maqedonia mund ti përmbushë praktikisht, teknikisht dhe ligjërisht kriteret e BE deri 2023,” përcjell botasot.info. Për Maqedoninë gjithçka shkoi keq për shkak të “sundimit arbitrar të qeverisë pro-ruse VMRO, që kurrë nuk ishte parë në BE. Korrupcioni, pushteti dhe paturpësia u bë publike gjatë publikimit të incizimeve.”

“Der Standard” ndalet edhe te ngjarjet e Kumanovës, 9 maj 2015, ku sipas saj “kriminelët shqiptarë u gjuajtën me armë zjarri me policinë maqedonase, ku mbetën të vrarë 18 persona. Sipas shumicës së vëzhguesve ky ishte një skenar për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.”

Pavarësisht dënimeve nga Gjykata, kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar hetim ndërkombëtar për rastin, dhe në maj, ai ka thënë se ka protokollin e telefonatave mes një krimineli dhe punëtori të shërbimit sekret maqedonas, nga ku jepet shenjë se në ngjarjen e rëndë “janë të përfshirë struktura të larta” shtetërore.

Në fund artikulli përmbyllet me ngjarjet e 27 prillit, ku shumë përfaqësues të VMRO u përfshinë në dhunën kundër opozitës. Aty mbeti i plagosur edhe vetë Zaevi, ndërsa Gruevski gjatë asaj dite ishte në Vjenë - te një vizitë te partia e djathtë konservatore austriake ÖVP./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat