Artan Grubi zemërohet me deputetët e BESËS - Bota Sot
Artan Grubi zemërohet me deputetët e BESËS

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Artan Grubi zemërohet me deputetët e BESËS

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 15:26
Artan Grubi

Debati kuvendor për përdorimin e ligjit të gjuhëve në Komisionin për Çështje Evropiane, ka vazhduar në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes BESA.

Këta të fundit në konferencë për shtyp akuzuan BDI-në se me replika dhe kundër-replika të gjata nuk lejojnë që të ketë debat konstruktiv për dy amendamentet e parashtruara nga ata.

“Duke e pasur parasysh atë që ndodhi dje në debatin në Komisioni kur të gjithë e panë se grupit parlamentar të Lëvizjes BESA iu pamundësua të debatojë rreth amendamenteve të cilët ne i propozuam dhe sipas rregullores duhej që ne ti elaboronim ato. Sot nuk do të marrim pjesë në debatet që janë teatër të kryetarit për çështje evropiane dhe tenton atë ta vazhdojë. Ne kërkojmë që të votohet për amendamentet tona. Amendamenti i parë kishte të bëjë për emërtimin e Ligjit që ta quajmë si “Ligji për implementimin zyrtar të gjuhës shqipe” por ministri i drejtësisë nga BDI-ja e refuzoi. Kërkojmë deklarim nga komisioni për këtë amendament. Amendamenti i dytë  ka të bëjë me statusin, qartësimin e asaj se çfarë është gjuhë zyrtare. Ne kërkojmë që gjuha shqipe të jetë e barabartë me atë maqedonase në të gjitha nivelet shtetërore, konform asaj që kemi shprehur në Deklaratë e përbashkët të partive shqiptare. “ ka thënë Fadil Zendeli, koordinator i grupit parlamentar të Lëvizjes BESA.

Ndaj mungesës së Lëvizjes BESA, kryetari i Komisionit, Artan Grubi, deklaroi se ndjen keqardhje që deputetët e Lëvizjes BESA, po rreshtohen në një linjë me atë të VMRO-DPMNE-së, duke mos marrë pjesë në debatin për ligjin e gjuhëve.

Gjatë seancës, deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, në fjalimin e tij të gjatë, ka elaboruar qëndrimin e BDI-së se pse ligji për gjuhën shqipe duhet të kalojë në formën ashtu sikur është propozuar, duke mos i pranuar dy amendamentet e Lëvizjes BESA.

“Pranimi i amendamenteve nuk është e mundur pasi që  nëse pranohen të njëjta ka mundësi që i njëjti të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese. Ne si BDI jemi që ligji të qëndrimin që ligji të ngelet kështu siç është”, deklaroi Ismaili, duke vazhduar me leximin e plotë të ligjit.

Kryetari i Komisionit e ka ndërprerë seancën, me kërkesë të deputetëve për pauzë dhe caktoi rivazhdim të saj në ora 17:00, ku pritet që deputetët të vazhdojnë me fjalime të gjata deri në mesnatë kur edhe pritet të mbarojë diskutimi në Komision.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi tha se është i dëshpëruar për vendimin e Lëvizjes BESA mos të merr pjesë në  Komisionin për Çështje Evropiane ku bëhet shyqrtimi i amandamenteve të ligjit të gjuhëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test