Shkupi qyteti më i ndotur në botë

Maqedonia

Shkupi qyteti më i ndotur në botë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 16:00
Ilustrim

Qyteti i Shkupit ka prekur majën e listës botërore për nga ndotja e ajrit, duke lënë pas vetes qytetet Kalkuta të Indisë, Daka të Bangladeshit e shumë metropole tjera botërore të njohura për nga ndotja.

Matjet në Shkup tregojnë 376 mikrogram grimca kancerogjene për metër kub, shifër kjo e cila është e mjaftueshme që kryeqyteti i vendit të rangohet në vendin e parë në nivel botëror.

“Të dhënat zyrtare të ministrisë së Ambienti Jetësor flasin për nivele alarmante të ndotjes së ajrit. Më e rëndë gjendja paraqitet në komunat e Shkupit dhe në qytetin e Kumanovës. Për momentin ndodhemi në territorin e komunës Qendër të Shkupit ku sipas matjeve të fundit niveli i ndotjes dhe koncentrimi i grimcave PM10 dhe PM 2,5 është gjashtë herë mbi të lejuarën. Sipas matjeve në kohë reale, kjo gjendje po rëndon këtë komunë për nëntë ditë radhazi”.

Autoritetet në vazhdimësi kanë paralajmëruar masa kundër ndotjes, përfshirë edhe këto të sotmet kundër zjarreve që mund të ndizen nga të pastrehët apo faktorët të tjerë, autobusët elektrik, hartimin e një plani për transport modern, ndalimin e ndërtimeve pa leje e të tjera. Por, i pari i kryeqytetit Shilegov tha se nuk mund të pritet zgjidhje të shpejt dhe spektakulare të këtij problemi që po helmon çdo ditë e më tepër banorët e kryeqytetit.

Dje nënshkruam për stacion pastrimit, kjo është masë e cila nuk mund të jep rezultate për kohë të shkurtër. Të mos presim rezultate filmash. Ky stacion do të mundësoj që 5-6 nga tash lumi Vardar të jetë ngjyrë hiri, kjo është masë sistemore e cila qytetarëve të Shkupit do të ju mundësoj ajër të pastër. Nuk mundemi të presim rezultate spektakulare, mund të presim përmirësim të gjendjes në sektorë të caktuar -tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Duke mos përmendur masa konkrete kundër ndotjes së ajrit, zv/ministri i Ambientit Jetësor deklaroi se tani Qeveria kërkon bashkëpunim me të gjithë faktorët tjerë për ndërmarrjen e masave sistemore.

Politikat që i udhëheq Qeveria nënkuptojnë qasje të integruar të të gjithë faktorëve në këtë moment, së bashku me idetë e sektorit civil. Apelojmë për bashkëpunim, qeveria përmes grupit punues ndërministror të përfshijë të gjitha masat të cilat janë paraqitur nga të gjitha palët. Jemi të hapur për çdo propozim që mendoni se duhet ta kyçim – deklaroi Jani Makraduli, zv/ministër i Ambientit Jetësor.

Ndryshe, për vite me radhë Maqedonia përballet me nivele shqetësues të ajrit të ndotur, pa një zgjidhje konkrete qoftë nga qeveria e kaluar apo kjo e tanishmja. Për ndotjen partitë në vazhdimësi janë akuzuar mes vete varësisht veprimit të tyre në pushtet apo opozitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat