Kryekomunarët më shumë prej të gjithëve i përdorin rrjetet sociale

Maqedonia

Kryekomunarët më shumë prej të gjithëve i përdorin rrjetet sociale

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 17:09
Ilustrim

80 prej gjithsej 81 kryetar të komunave janë përdorues të rrjeteve sociale.

Më shumë se gjysmë e tyre janë aktiv në facebook, 21 në instagram, ndërsa  pesë kryetar  në twitter.

Këto i ka treguar hulumtimi i ekpertëve të rrjeteve sociale të bërë  gjatë periudhës prej 4 deri më 15 dhejtor.
 
Autori i këtij hulumtimi Bojan Kordallov thotë se vetëm kryetarët e komunëve të gostivarit, karposhit dhe të prilepit kanë  njëkohësisht tre profile në facebook,twiter dhe instagram dhe për dallim nga të tjerët janë shumë aktiv në prezantimin e aktiviteteve të tyre të punës, ndërsa vetëm për kryetarin Ramkovcës nuk është gjetur asnjë informacion se a është ose jo përdorues i rrjeteve sociale.
 
“Poenta për të qenë i kyqur në rrjetet sociale përveç se shërben për të publikuar informacionet të tyre në vazhdim, është që poashtu të jenë të hapur edhe për këshilla dhe propozime nga ana e qytetarëve. Ky trend i kryetarëve duhet vazhduar edhe më tej dhe t’i kuptojnë mënyra të reja të komunikimit të shpejtë”, theksoi autori i hulumtimit Bojan Kordallov.
 
Kordallov gjithashtu u bëri thirrje përdoruesve që tëi kushtohet vëmendje cilësisë e jo sasisë së infomacioneve të plasuara në rrjetet sociale.
 
Kjo analizë gjithashtu ka dëshmuar se kryetarët e komunave janë më aktiv në facebook në krahasim me deputetet dhe ministratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat