Sugarevski: Ligji për strehim do të pësojë ndryshime

Maqedonia

Sugarevski: Ligji për strehim do të pësojë ndryshime

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 15:14
Goran Sugarevski

Ligji për strehim do të pësojë ndryshime, paralajmëroi, Ministri i transportit Goran Sugarevski në takimin me grupacionin për banim

Sipas tij, ndryshimet ligjore kan për qëllim evitimin e keqpërdorimeve në vitet e kaluara dhe tejkalimin e problemeve për banim.

 "Të gjejmë mënyrën të evitohen të gjitha mundësitë e keqpërdorimit, qoft në pjesën e faturave, pagesën mujore, apo në pjesën e riparimit të ashensorëve që e bëjnë kompanitë. Në këtë mënyrë do të sigurohet kompletim I kësaj sfere që rregullohet me ligj por janë konstatuar lëshime dhe dobësi viteve të kaluara, prandaj kjo duhet përmirësuar", tha Goran Sugarevski, Ministër i transportit.
 
Nga grupacioni për banim, ndërkohë thonë se pa nënshkrimin e banorëve nuk guxon të transferohen paratë nga Fondi banesor.
 
"Nuk mund të shfrytëzohet fondi i qytetarëve pa miratim të vet banorëve apo përfaqësuesit te  tyre. Kjo don  të thot se pa tjeter të këtë dy oferta nga të cilat njëra pa tjeter nuk duhet  të jetë e nënshkruar. E dim se ka parregullsi në këtë pjesë ku nuk nënshkruhen ofertat", tha Vase Samarkov, nga grupacioni për banim.

Komisioni rregullator për shkak të parregullsive të konstatuara u ka marr licencën 20 ndërmarrjeve, theksuan nga grupacioni për banim nga I cili kërkojnë që shteti të merr përsipër servisimin e ashensorëve të vjetër mbi 25 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat