Detaje të reja lidhur me zhdukjen e 3 vajzave të mitura

Maqedonia

Detaje të reja lidhur me zhdukjen e 3 vajzave të mitura

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 09:02
Ilustrim

Policia i ka gjetur të miturat shëndosh e mirë dhe tani ato janë kthyer tek prindërit e tyre. Në ndërkohë, policia heton edhe zhdukjen e dy vajzave të tjera nga Tetova vikendin e kaluar.

“Pas masave të ndërmarra, tre vajzat e mitura nga Shkupi policia i ka gjetur në lagjen Autokomandë në Shkup në të cilën kanë qenë për vizitë tek një shoqe e tyre e përbashkët, ndërsa për zhdukjen dy vajzave të tjera nga Tetova policia ende punon për gjetjen e tyre”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.

Javën e kaluar janë zhdukur gjithsej pesë vajza në Shkup dhe Tetovë, prej të cilave katër të mitura dhe një e rritur. Nga MPB informojnë se gjatë muajit të kaluar ka pasur raste ku një vajzë e mitur që ka qenë nën përkujdesjen e shtëpisë së përkujdesjes të fëmijëve në Shkup “Ranka Milanoviq” disa herë është larguar dhe me ndihmën e policisë sërish është kthyer në këtë institucion.

Në ndërkohë policia akoma heton edhe zhdukjen e dy motrave nga Tetova që kanë braktisur shtëpinë para dy muajve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat