Paralajmërohet borë për nesër

Maqedonia

Paralajmërohet borë për nesër

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 15:29
Ilustrim

Reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës në viset e larta malore, paralajmërojnë për nesër nga DPHM.

Reshjet do të fillojnë në pjesët perëndimore ku do të jenë më intensive dhe lokalisht rreth 20 litra në metër katror, ndërsa deri në fund të ditës do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit. 

Do të fryjë edhe erë e përforcuar jugore. Të premten do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa borë do të ketë edhe në disa vise më të larta në pjesët perëndimore. 

Gjatë fundjavës për Vitin e Ri moti do të jetë stabil dhe i thatë. 

Të shtunën do të fryjë erë mesatare veriore, ndërsa të dielën dhe të hënën nëpër fushëgropa do të ketë kushte për paraitje të mjegullës. 

Gjatë natës së Vitit të Ri moti do të jetë stabil me temperaturë e cila do të jetë në interval prej minus katër deri në tre gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat