Zaev: Ligji për gjuhët është meritë e imja

Maqedonia

Zaev: Ligji për gjuhët është meritë e imja

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 10:23
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev, duke folur për ligjin për përdorimin e gjuhëve në emisionin "Rruga Drejt" deklaroi se ligji është meritë e tij dhe do të vazhdojë ta mbrojë përpara atyre që e kundërshtojnë atë. Në janar, sipas Zaevit, ligji do të kalojë edhe leximin e dytë në Kuvend.

"Besoj se si socialdemokrat, më shumë e kam mbrojtur ligjin se sa BDI-ja. BDI-ja ndoshta do të thotë se kjo nuk është e vërtetë por unë besoj në atë. Zaevit nuk mund të ja marrin meritat. Zaevi është maqedonas që lufton për bashkësitë më të vogla në numër, për barabarsinë e tyre në Maqedoni", deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat