Carovska: Jemi të hapur për dialog me sindikatat

Maqedonia

Carovska: Jemi të hapur për dialog me sindikatat

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 23:08
Milla Carovska

Jemi të gatshëm për dialog të hapur dhe debat për të arritur në zgjidhje përfundimtare të përbashkët, deklaroi sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska në lidhje me kërkesën e Konfederatës së Sindikatave të lira (KSL) që më së voni deri më 16 janar të gjejnë zgjidhje të pranuehsme për të dyja palët, në të kundërtën thanë se do të organizojnë protestë para Qeverisë më 17 janar.

“Kam takim me Sindikatën më 17 janar në lidhje me mbrojtjen sociale në KSL. Duhet të flitet për të gjitha aspektet, duhet të shqyrtohen marrëveshje kolektive, veçanërisht mbrojtja sociale, pasi që nuk është shqyrtuar për shumë vite dhe ne jemi të gatshëm për dialog të hapur dhe debat për të arritur në zgjidhje përfundimtare të përbashkët”, tha Carovska.

Në lidhje me çerdhet për fëmijë, tha se janë në koordinim me SASHK, si dhe në lidhje me nivelet e plotësimit të marrëveshjes kolektive.

“Në Buxhetin e vitit 2018 për të punësuarit në çerdhet për fëmijë do të ketë rritje të pagës për 5 për qind, që është afrim drejt realizimit të plotë të marrëveshjes kolektive”, tha Carovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat