Qytetarët e Maqedonisë e festuan Vitin e Ri 2018

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë e festuan Vitin e Ri 2018

Më: 1 janar 2018 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Qytetarët e Maqedonisë të organizuar nëpër sheshet e qyteteve të tyre, nëpër qendra turistike, kafene dhe restorante, por edhe në ambientet shtëpiake, e përcjellën vitin 2017 dhe e pritën Vitin e Ri 2018.

Festimi i Vitit të Ri në Shkup u organizua nga Komuna Qendër në sheshin “Jadran” ku interpretuan muzikantë të njohur nga Maqedonia.

Festimi pati karakter humanitar dhe mjetet do të dedikohen për djaloshin 16-vjeçar, të cilit i nevojitet operacion urgjent për transplantim të palcës kurrizore në Itali.

Bashkia e Shkupit e anuloi festimin tradicional të Vitit të Ri që duhej të mbahej në sheshin “Maqedonia” dhe mjetet të cilat ishin planifikuar për organizim të festës, do të dhurohen për qëllime sociale. Megjithatë dje në mesditë në sheshin “Maqedonia” tradicionalisht arriti Plaku i Vitit të Ri.

Në prag të festave, kryeqyteti është zbuluruar me elemente dekorues dhe ndriçim. Bredhi i Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia” u ndriçua më 18 dhjetor në shoqërim të koreve nga shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, nën dirigjimin e Jasmina Beliçanec.

Në sheshin e qytetit në Ohër, para mysafirëve të shumtë nga i mbarë Ballkani, Viti i Ri 2018 u prit me program të pasur muzikor, i shoqëruar me tingujt e anamblit “Biljana”.

Vitin e Ri 2018 të parët e pritën banorët e ishujve të Oqeanit Paqësor Tonga, Kribati dhe Samoa. Të fundit vitin e vjetër e përcjellën banorët e Samoas amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat