Taravari takon mërgimtarët, premton mbështetje për investimet e tyre

Maqedonia

Taravari takon mërgimtarët, premton mbështetje për investimet e tyre

Më: 2 janar 2018 Në ora: 11:08
Pamje nga takimi me mërgimtarë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari realizoi sonte në sallën e Këshillit të Komunës një takim me mërgimtarët të cilët gjatë festave të fundvitit po qëndrëjnë në vendlindje.

Në sallën e mbushur plot me mërgimtarë, Taravari i njoftoi ata me gjendjen aktuale në komunë dhe problemet të cilat paraqiten për shkak të mosfunskionimit të Këshillit të Komunës së Gostivarit dhe obstruksioneve që po i bëhen nga ana e oponentëve poltikë.

“E trashëguam komunën me borxhe enorme të cilat kalojnë shifrën prej 2 million euro, pa mos llogaritur këtu borxhet e ndërmarrjeve publike të cilat kapin ndoshta  katërfishin e borxheve të komunës. Trashëguam një administratë komunale, ndërmarrje publike dhe shkolla të partizuara skajshmërisht. Konstatuam atë që qytetarët e dishin por nuk kishin argumente , abuzime të shumta të cilat janë bërë me paratë publike, respektivisht me paratë e taksapaguesve gostivaras. Ne të gjitha këto do t’i zbardhim sepse ekzistojnë shërbime komunale dhe organe shtetërore të cilat ekzistojnë enkas për këtë, kështu që kjo nuk do të na harxhojë energji  dhe nuk do të na pengojë që punët t’i ecim para”, teksoi kryetari Taravari.

Në lidhje me mosfuskionimin e Këshillit të Komunës, ai njoftoi mërgimtarët, se ai dhe këshilltarët të cilët mbështesin atë, janë përpjekur dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të gjetur komprosi për të bashkëpunar me qëllim që shkaku i fërkimeve politike të mos pësojnë qytetarët, por se mungon vullneti nga ana tjetër.

“I kemi përdorur të gjitha mjetet dhe vazhodojmë të bëjmë përpjekje edhe më tutje që mos bollokhet puna e këshillit, por nga pala tjetër hasim në mungesë të vullnetit, e që përcillet me kërkesa joracinale siç është të mbajmë në punë militantë partiakë të tyre të cilët jo  vetëm që s’punojnë asgjë, por edhe nuk vijnë fare në punë. Tregoni ju lutem, a mund të ndodhë kjo gjë në vendet evropiane ku ju punoni?”, pyeti mërgimtarët Taravari.

Duke u fokusuar në çështjet që prekin mërgimtarët, kryetari i komunës së Gostivarit i njoftoi ata se tashmë në kuadër të adminsitraës komunale funksionon Zyra e mërgimtarëve, që u hap më 15 dhjetor dhe do të funksionëjë deri më 15 janar. Do të bëhen analiza të mrëfillta se cila do të ishte forma më e mirë për funksionimin e një Zyre të këtillë, dhe se gjatë verës e njëjta do të jete e hapur tre muaj të plota.

Po ashtu, Taravari njoftoi  mërgimarët se gjatë këtij mandati do tu kushtohet vëmendje e madhe mërgimtarëve, dhe për këtë qëllim duke filluar prej kësaj vere, do të organizohet Java e mërgmitarëve, në kuadër të së cilës për shtatë ditë do të organizohen aktivitete të ndryshme artsitike, kultorore, zbavitëse dhe sportive.

Në takim, mërgimtarët shpalosën vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre, ndërsa hodhën edhe ide konkrete për organizimin e mërgimtarëve në një shoqatë e cila do të angazhohej për bashkimin e  kapialit të tyre për të investuar në vendlindje. Për këtë ide, ata morën garanci nga kryetari Taravari, se aid he administrata komunale do tu qëndrëjnë në dispozicion për tu asistuar në ë gjitha format e mundshme dhe se shantazhet që u janë bërë mërgimtarëve të intersuar për të investuar në vendlindje kapitalin e tyre, do t’i takojnë së kaluarës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat