8 gjykatës në procedurë disiplinore për shkak të arratisjes së Grujevskit dhe Boshkovskit

Maqedonia

8 gjykatës në procedurë disiplinore për shkak të arratisjes së Grujevskit dhe Boshkovskit

Më: 3 janar 2018 Në ora: 16:40
Ilustrim

Nisma e Këshillit për verifikimin e fakteve me të cilën i propozohet Këshillit Gjyqësor ngritjen e procedurës disiplinore për shkarkim, për shkak të sjelljes joetike dhe joprofesionale për 8 gjykatës është e pritshme. Bëhet fjalë për gjykatësit të cilët mundësuan arratisjen e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit në rastin “Fortesa Shënjestra”, thonë një pjesë e ekspertëve. Këshilli Gjyqësor duhet të vendosë brenda 45 ditëve nga paraqitja e kërkesës.

“Për këtë lëndë pritej se do të dorëzohej lëndë sipas shkallës së kundërligjshmërisë dhe pesha e shkeljes së bërë dhe pasojat e shkaktuara nga veprimi i tillë në gjykatën e shkallës së parë, shkallës së dytë dhe të tretë”, tha avokati në pension Georgi Nastevski.

Por, për ish gjykatësen dhe anëtare e Institutit të të Drejtave të Njeriut, Margarita Caca Nikolloska, problematik është fakti që anëtar i Këshillit Gjyqësor është edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Në fakt, ai vetë është pjesë e grupit të gjykatësve për të cilët kërkohet përgjegjësi.

“Kjo procedurë e Këshillit zgjatë një kohë në lidhje me shfuqizimin e tij, dhe është gjetur në një situatë të veprojë ose jo. Unë besoj se Këshilli Gjyqësor në ushtrimin e funksionit të tyre në periudhën para shfuqizimit të tij, nuk është dashur të heshtë dhe të mos ndërmarrë veprime”, tha për Alsat ish-gjykatësja Margarita Caca Nikolovska.

Grujevski dhe Boshkovski arritën ti ikin masës së paraburgimit, për shkak të tejzgjatjes së vërtetimit të masës, nga ana e disa gjykatësve. Ata më vonë u arrestuan nga policia greke në Selanik. Këshilli për vërtetimin e fakteve që tani kërkon përgjegjësi nga gjykatësit është para shfuqizimit, ndërsa përgjegjësitë e tij do ti kalojnë Këshillit Gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat