“Pa reforma nuk ka shpresa për anëtarësim në BE”

Maqedonia

“Pa reforma nuk ka shpresa për anëtarësim në BE”

Më: 8 janar 2018 Në ora: 14:34
Ilustrim

Bullgaria shpreson që në prill ose maj Komisioni Evropian do të propozojë hapje të bisedime për anëtarësim të Maqedonisë në BE, deklaroi sot në Bruksel, Dimitar Cançev, ambasador i Bullgarisë në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Cançev këtë e vërtetoi duke thënë se gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin kriteret, ndërsa disa vende anëtare sipas tij, janë të ndjeshme në këtë çështje.

Sipas Cançev, Qeveria e Maqedonisë ka treguar se dëshiron të përparojë me Greqinë dhe sipas tij është mirë që është arritur marrëveshje për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Ajo që duhet të bëhet mund të shihet në raportin e KE-së në dhjetor të vitit 2015. Qeveria e re ka vullnet të vazhdojë rrugës së BE-së”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat