Nuk ka kuorum, nuk votohet ligji për gjuhët dhe gjykatësit kushtetues

Maqedonia

Nuk ka kuorum, nuk votohet ligji për gjuhët dhe gjykatësit kushtetues

Më: 9 janar 2018 Në ora: 14:44
Ilustrim

Kuvendi në seancën e sotme plenare nuk arriti të votojë ligjin për gjuhët dhe gjyktësit e ri kushtetues të propozuar nga presidenti Gjorge Ivanov.

Në sallë të pranishëm ishin 52 deputetë, ndërsa vendimet sillen me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjegjësisht për ligjin për gjuhët dhe gjykatësit kushtetues duhen 61 deputetë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e shtyu votimin për të enjten në orën 12. Seanca e sotme përfundoi pa debat, pasi asnjë nga deputetët e pranishëm nuk u paraqit për të marrë fjalën.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së edhe sot nuk ishin të pranishëm, pasi më herët vendosë që të bojkotojnë punën e Kuvendit.

Ndryshe, seanca e sotme filloi me dy orë vonesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat