Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi e fitojnë Sllobodan Bogoevskin në Gjykatë

Maqedonia

Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi e fitojnë Sllobodan Bogoevskin në Gjykatë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 15:41
Xhaferi - Bogoevski - Ahmeti

Ish agjenti Sllobodan Bogoevski është fajtor se ka shpifur ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish funksionarit të lartë të po të njëjtës parti, Musa Xhaferi, për marrja emito në rastin “Magjar Telekom”, konfirmoi avokati Valentin Zafirov.

Megjithatë për paditë e Ahmetit dhe Xhaferit, Bogoevski, nuk do të paguaj dëm, pasi që paditësit janë tërhequr nga kërkesa. Avokati i Bogoevskit, Valenti Zafirov thotë se vendimin e kanë marrë përpara Vitit të Ri dhe paralajmëroi se do të dorëzojë ankesë përpara Gjykatës së Apelit.

“Komisioni Amerikan për Letra me Vlerë e ka hapur për opinionin rrëfimin e Bogoevskit të dhënë në procedurën e cila është udhëhequr kundër tre menaxherëve të “Magjar Telekom”, Elek Shtraub, Andrash Ballog dhe Tamash Marvai, përpara Gjykatës së Nju Jorkut. Në të, Bogoevski, mes tjerash, thotë se dy funksionarë të BDI-së kanë marrë ryshfet nga “Magjar Telekom” nga 2.5 milionë euro. Ahmeti dhe Xhaferi më pas e kanë paditur Bogoevskin për këtë deklaratë dhe kanë kërkuar dëmshpërblim nga 90.000 euro për shkaktimin e “stresit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat