Shpallet konkurs për specializime në Fakultetin e mjekësisë në Shkup - Bota Sot
Shpallet konkurs për specializime në Fakultetin e mjekësisë në Shkup

Maqedonia

E hënë, 22 tetor 2018

Shpallet konkurs për specializime në Fakultetin e mjekësisë në Shkup

Më: 13 janar 2018 Në ora: 18:47
Ilustrim

Fakulteti i mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup ka shpallur konkurs për 104 specializime dhe 8 subspecializime për vitin 2018.

Mund të aplikohet për 6 specializime për drejtimin nefrologji, nga pesë specializime në mjekësinë interne, kirurgji të përgjithshme, biokimi mjekësore, nga katër për kirurgji abdomenale, anesteziologji me mjekësi intensive, gjinekologji dhe akusheri, radiologji, ndërsa nga tre për pediatri spitalore dhe jashtë spitalore, dermatovenerologji, epidemiologji, kardiologji, infektologji, neurologji, ortopedi, etj.

Me këtë konkurs që fakulteti i mjekësisë e ka shpallur dje, janë paraparë nga dy specializime në kardiologji, endokrinologji, nefrologji dhe traumatologji.

Kërkesa për aprovimin e specializimit bashkë me dokumentacionin e plotë dorëzohet nga ana e institucionit privat ku është i punësuar personi konkurrues ose nga personi i papunë, më së voni 30 ditë nga dita e shpalljes së konkursit, te arkiva e Fakultetit të mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test