Çështja e emrit, Dimitrov zbulon lëvizjen e fundit të Shkupit dhe Athinës - Bota Sot
Çështja e emrit, Dimitrov zbulon lëvizjen e fundit të Shkupit dhe Athinës

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Çështja e emrit, Dimitrov zbulon lëvizjen e fundit të Shkupit dhe Athinës

Më: 13 janar 2018 Në ora: 19:06
Ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, deklaroi për “Reuters” se Athina dhe Shkupi do të formojnë grupe pune për zgjidhjen e problemit 25-vjeçar të emrit.

“U ndamë të bindur se ka vullnet nga të dyja anët që të shkohet përpara”, tha Dimitrov.

Ditën e djeshme ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha se çështja e identitetit krijon pasiguri.

Dimitrov tha se është e qartë se identiteti është shumë i rëndësishëm për palën maqedonase dhe duhet të gjendet mënyrë që të binden grekët se ekziston ndarje e qartë e Maqedonisë nga Greqia e Veriut.

Ndërkaq, gazeta greke “Kathimerini” shkruan: “Është e dukshme se përpjekjet për zgjidhjen e “çështjes maqedonase” do të kërkojnë manovrim, si në shtëpi po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Duke e pasur parasysh vijat e kuqe, retorikën emocionale dhe konfrontuese me të cilën karakterizohet debati politik, sinjalet nuk janë të mira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test