Kekenovski: Në OBRM-PDUKM nuk ka reforma, do të pasojnë turbullira serioze - Bota Sot
Kekenovski: Në OBRM-PDUKM nuk ka reforma, do të pasojnë turbullira serioze

Maqedonia

E mërkurë, 17 tetor 2018

Kekenovski: Në OBRM-PDUKM nuk ka reforma, do të pasojnë turbullira serioze

Më: 13 janar 2018 Në ora: 22:21
Jove Kekenovski

Jove Kekenovski nga partia FRODEM, ish-zyrtar i lartë i OBRM-PDUKM-së, vlerëson se mospjesëmarrja e disa deputëtve të njohur të OBRM-PDUKM-së në këshillat drejtues të kësaj partie nënkupton se aty do të pasojnë turbullira serioze.

“A është e mundur reforma nga një ekip i përbërë nga njerëz të verbërisht të dëgjueshëm ndaj liderit të mëparshëm, nga personalitete që janë të kontrolluar në baza të ndryshme nga familjarë të afërt të ish-liderit, nga persona kundër të cilëve vazhdojnë procedura parahetimore ose hetime nga PTHP dhe PSP-ja, nga persona që janë të amnestuar nga Presidenti i shtetit, nga persona që janë të njohur se kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete dhe kanë tradhëtuar bashkëpartiakët e tyre, për persona që janë przantuar si “reformatorë” ….”, ka shkruar në Kekenovski në rrjetin social facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test