Po përgatitet ligj i ri, a do të shtrenjtohen veturat në Maqedoni?

Maqedonia

Po përgatitet ligj i ri, a do të shtrenjtohen veturat në Maqedoni?

Më: 15 janar 2018 Në ora: 20:04
Ilustrim

Ministria e Ekonomisë është në proces të përgatitjes së propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësim të ligjit për vetura. Me propozim-ligjin e ri taksistët do të kenë targa të reja, veturat do të kenë etiketa ekologjike.

“Propozim ligji ka për qëllim që ta rregullojë procedurën për realizimin e mbrojtjen e të drejtave dhe interesave juridike të personave fizik, personave juridik, por edhe mbrojtje të interesit publik për të cilën është e obliguar ministria, organet e shtetit, personat juridik dhe personat fizik, të cilëve u është besuar që të kryejnë autorizime publike”, thuhet në sqarimin e këtij propozim-ligji të Regjistrit të Vetëm Elektronik Nacional të Dispozitave të Republikës së Maqedonisë.

Mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet nga palët e përfshira mund të dorëzohen në Ministrinë e Ekonomisë deri më 28 shkurt. Ende nuk dihet nëse ndryshimet e Ligjit do të rrisin edhe çmimet e veturave në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat