Lidhja shqiptare në Botë: Të definohet qartë ligji për gjuhën shqipe

Maqedonia

Lidhja shqiptare në Botë: Të definohet qartë ligji për gjuhën shqipe

Nga: Bota Sot Më: 17 janar 2018 Në ora: 16:08
Lidhja shqiptare në Botë

Lidhja shqiptare në Botë, përmes një reagimi të dërguar në gazetën “Bota sot”, ka kërkuar që ligji për Gjuhën shqipe të definohet qartë.

Kjo lidhje ka shfaqur edhe qëndrimin e saj për çështjen e emrit të shtetit të Maqedonisë.

Më poshtë komunikata e plotë:

LIDHJA SHQIPTARE NË BOTË

Kërkojmë që ligji për gjuhën shqipe të jetë i definuar qartë

Komunikatë

Lidhja shqiptare në Botë, kuvendi për Maqedoni, duke e shqyrtuar situatën aktuale politike në Maqedoni njofton opinioni me sa vijon:

1. Lidhja Shqiptare në Botë, me rastin e votimit të ligjit për gjuhët në Kuvendin e Maqedonisë, del me këtë komunikatë dhe shfaq qëndrimin e saj për proceset në rrjedhë në IRJM.

Ligji për gjuhët u miratua pas një varg procesesh, në të shumtën e rasteve denigrues për etninë shqiptare, që jeton në trojet e veta etnike. Vonesa e sjelljes së ligjit për gjuhët, për miratim në Kuvendin e Maqedonisë, kuptohet se erdhi si pasojë e qëndrimit  inferior të subjekteve politike të shqiptarëve në njërën anë dhe, nga ana tjetër mospasje fije transparence në politikën shtetërore nga pala sllave, mezi arriti projekt ligji në Kuvend dhe të kalojë procedurat e votimit.

2.Lidhja Shqiptare në Botë përshëndet këtë arritje dhe kërkon, implementimin e plotë të këtij ligji në jetën institucionale. Gjithashtu kërkon që ligji të jetë i përpiluar mirë për sa i përket Gjuhës shqipe, sepse ka paqartësi në kontekst përfshirës, pra ligji për gjuhët, ku nuk është definuar se për cilën gjuhë është ligji. Lidhja Shqiptare kërkon të jetë i definuar qartë ligji dhe, poqe se kërkohet ndërhyrje në kushtetutë, të pësojë ndryshime edhe kushtetuta, dhe atë që nga Preambula e saj.

3. Lidhja Shqiptare në Botë, po ashtu shfaq qëndrimin e saj për çështjen e emrit të shtetit të Maqedonisë, ka ofertë konkrete dhe racionale me të vërtetën historike të këtij territori. Deri sa bisedimet për emrin janë në fazën e parë, pas zhbllokimit të krizës politike në vend, propozomi i Lidhjes Shqiptare qëndron në korrelacion me të vërtetën historike,E vërteta historike e këtij territori është vërtetuar edhe shkencërisht tanimë, dhe shtrirja e territorit, IRJM-ja,  është pjesa e Dardanisë antike. Ky është qëndrimi që korrespondon me të vërtetën historike dhe etnike të territorit në fjalë.

4. Gjithashtu kërkojmë që për çështjen e emrit të ketë debat të hapur, konstruktiv dhe gjithëpërfshirës,    nga pala shqiptare, në këtë proces, kërkojmë të ketë të përfshirë edhe nga shtresa akademike dhe intelektuale, kuptohet në korrelacion me faktorin ndërkombëtar.

LIDHJA SHQIPTARE NË BOTË

Gostivar

Kuvendi për Maqedoni, Gostivar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat